Brukseli ndez alarmin për tregjet energjetike: nafta dhe gazi mund të shtrenjtohen ndjeshëm gjatë muajve të dimrit, ndërsa pasojat mund të godasin drejtpërdrejt familjet dhe bizneset.
Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, paralajmëron se zhvillimet nga lufta në Lindjen e Mesme po rikthejnë presionin mbi tregjet e energjisë.
Për të zbutur goditjen, BE po shqyrton masa të reja. Mes tyre është edhe shtyrja deri në vitin 2028 e rregullave për emetimet e metanit nga importet e hidrokarbureve.
Por debati është ndezur: disa vende prodhuese kundërshtojnë rregullat, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë se shtyrja mund të dobësojë politikat klimatike të BE-së.
Dimri po afron dhe Brukseli po kërkon mënyrën për të shmangur një tjetër goditje në xhepat e qytetarëve.



