Në seancën e sotme, Këshilli i Prokurorëve Publikë ia vazhdoi angazhimin Natasha Kërstevska Calevës si ushtruese e detyrës së Prokurores së Lartë Publike në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.
Me këtë, vazhdon ushtrimi i funksionit të Kërstevska Calevës, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në punën e Prokurorisë së Lartë Publike.
Megjithatë, procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Lartë Publik vazhdon ende, njoftoi kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi.



