Nash nuk pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Brooklyn – ka mbështetjen e Durant

Brooklyn Nets po përjetojnë tmerrin ndaj Boston Celtics.

Faza e ‘Play Off’ ka ngritur shumë pikëpyetje mbi skuadrën e Brooklyn Nets, e cila po përjeton tmerrin në përballjet me Boston Celtics.

Boston kanë shkuar në 3:0 dhe janë një fitore larg që ta eliminojnë skuadrën e Steve Nash.

Ky i fundit megjithatë, sipas raportimeve nga ShBA, nuk është në rrezik për të humbur punën e tij.

Thuhet se trajneri i Brooklyn Nets ka akoma mbështetjen e yllit kryesor të skuadrës, Kevin Durant, si dhe shefit Joe Tsai.

Nets u kualifikuan në ‘Play Off’ nga pozita e shtatë dhe luajnë përballë pozitës së dytë (Boston Celtics).