Naser Selmani: Kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve, partitë maqedonase çdoherë bëhen bashkë

Reagimi i faktorit politik maqedonas tregon se ata gjithherë kur janë në pyetje shqiptaret janë bashkë. Dhe, kjo është edhe një konfirmim i asaj që e themi. Kështu ka deklaruar gazetari Naser Selmani në emisionin “ENTER” duke komentuar bllokimin e ligjit për shtetësi nga ana e partive politike maqedonase.

“Është një qasje e vjetruar bile do thoja është një qasje nacionaliste e cila nuk qon askund. Mua më vjen mirë që opozita fillon t’ua kthejë me të njëjtën masë sepse kjo politike e vjetruar e cila në fakt çoi deri në konfliktin e vitit 2001 si duket ende nuk k nxjerr leksione mësime nga ai konflikt”, tha Selmani.

Ai shtoi se deri sa partitë politike shqiptare nuk ua kthejnë me të njëjtën masë ata do të vazhdojnë në këtë mirë. Sipas tij mos tregimi i arsyeve përsë nuk hapin debat dhe nuk tregojnë argumentet se përse nuk e pranojnë ligjin, atëherë opozitës nuk i mbetet tjetër por vetëm se tua kthej me të njëjtën masë.