Fillon ora policore, burg dhe gjoba për shkelësit e orarit

Nga mbrëmja e sotme, përsëri rikthehet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, sonte filloj me zbatim ora policore dhe do zgjas deri në mëngjesin e ditës së ardhshme në orën 05:00. Ora policore do të jetë në fuqi për 12 ditë radhazi dhe qytetarët përsëri duhet të mbyllen nëpër shtëpi.

Megjithatë ekzekutivi, ka paraparë edhe përjashtime nga restrikcionet e reja. Përjashtime nga ndalesa siç bëjnë me dije, do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme. /SHENJA/