Naser Selmani: BDI zbaton politikë pansllaviste!

Gazetari Naser Selmani ka komentuar propozimin e BDI-së për kryeministër shqiptar.

“BDI zbaton politikë pansllaviste! Do ta bëjë kryeministër një shqiptar si Sinan Hasani!“, ka shkruar ne Facebook Selmani.

Reagime te shumta ka nxitur ky propozim i BDI-se. Analisti Qenan Aliu e quajti propagandë e tipit sovjetik.

“Synimi i Menduh Thaçit për një zëvendës/kryeministër është praktik dhe menjëherë i mundshëm, por nevojitet vullnet politik.. Kjo e Ali Ahmetit për Kryeministër, aktualisht është e pamundur dhe kërkon ndyrshime të mëdhaja kushtetuese e ligore. Këto ndryshime nuk mund ti bëjë establishmenti i partisë së tij të kapur dhe i shantazhuar. Andaj këtë duhet kuptuar jo vetëm si propagandë e tipit sovjetik por edhe mashtrim ordinerë!”, ka shkruar Aliu.

Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini shkruan: Në vend që sot të flet për pasojat dramatike për jetën dhe shëndetin e qytetarëve nga përhapja e pandemisë, Ali Ameti, pa fije turpi, paraqitet me retorikë të vrazhdë të propagandës partiake parazgjedhore, se gjoja paska ardhë koha për kryeministër shqiptar.