Anketa më e madhe e IRI-t në Ballkan: Në Kosovë i pari Albin Kurti, në Maqedoni Zijadin Sela para Ali Ahmetit (Dokument)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është renditur para rivalit të tij politik, kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, në anketën e realizuar nga Qendra e hulumtimit të mendimit publik pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga SHBA-ja, shkruan gazeta LAJM. Kjo është hera e parë, që në një sondazh serioz, një politikan shqiptar në Maqedoninë e Veriut i del përpara Ali Ahmeti, prej kur ky i fundit është futur në politikë, në vitin 2002. Rezultatet e ankesët së publikuar në prag të zgjedhjeve të parakohshme në RMV, tregojnë se lideri me më shumë mbështetje në vend është ai LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa pas tij renditet kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
8% e të anketuarve kanë thënë se i besojnë Zoran Zevit, 7% Hristijan Mickoskit. Më pas në anketë, renditet Ziadin Sela i pasuar nga Ali Ahmeti me nga 2% të besueshmërisë.
Disa komentues nëpër rrjetet sociale, kanë shkruar se pikërisht rezultatet e kësaj ankete mund të jenë arsye që BDI-ja sot doli me idenë për kryeministër shqiptarë në RMV, me qëllim për të defokusuar opinionin nga rezultatet e anketës. /Gazeta LAJM