NASA shpall konkurs për punësim të astronautëve

Agjencia nacionale aeronautike kozmike (NASA) mbrëmë ka shpallur konkurs për astronautë, të interesuarit mund të aplikojnë nga 2 deri më 21 mars të vitit 2020.

Për herë të fundit NASA shpalli konkurs të ngjashëm për trajnim të astronautëve para katër vjetëve. Në përshkrimin më të ri të detyrimeve thuhet se agjencia dëshiron të dërgojë klasë të re të astronautëve në Stacionin ndërkombëtar kozmik me “qëllim që të largohen drejt Hënës dhe Marsit”, për brezin Artemis.

Programi Artemis është një varg misionesh me qëllim të prani të përhershme të njerëzve në Hënë, të cilat duhet të fillojnë nga viti 2024,me ç’rast do të dërgohet edhe gruaja e parë në Satelitin e Tokës.

Në konkurs janë theksuar kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët.

Kushti i parë është posedim i shtetësisë së SHBA-së dhe diplomës master nga shkenca biologjike, fizike dhe kompjuterike ose matematike, të marra nga fakultete të akredituara.

Ndryshe, në propozim buxhetin e ri për vitin 2021 të presidentit Donald Tramp, janë theksuar mjete të rritura për projektet e NASA-s për dërgim të personit në Hënë deri në vitin 20203. Këtë program vitin e kaluare paralajmëroi Majk Pens./mia