Narko-bosët e Ballkanit me pasaporta maqedonase!

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka njoftuar sot se Sedat Peker posedon shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sedat Peker është një personazh kontrovers në Turqi që dyshohet për vepra të shumta penale siç janë vrasja, gjobat apo trafiku i drogës. Ai u largua nga Turqia në shkurt të vitit të shkuar duke u vendosur fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni. Peker u arrestua në Maqedoni më 18 janar të këtij viti me akuzën e shkeljes së rregullave të qëndrimit.