Lajm i fundit nga Qeveria: Prej të mërkurën mbyllen tërësisht restorantet, kafiteritë, hotelet

Duke filluar nga 7 prilli (e mërkurë), të gjitha objektet hotilerike (kafiteri, restorane, bare, klube), do të kenë ndalesë të plotë për mysafirë/vizitorë, njoftoi Qeveria transmeton gazeta Lajm.
Kjo masë, siç vendosi sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Komisionit për sëmundje infektive do të vazhdojë deri më 20 prill të këtij viti.
Ndalesë të plotë për të pranuar mysafirë do të kenë edhe hotelet, motelet, hostelet, pansionet dhe objektet tjera për vendose ose në pompat e benzinës që kanë pjesë për shërbim të ushqimit.
Objektet që bëjnë përgatitje dhe shitje të ushqimit mund të shesin përmes porosisë online ose porosisë telefonike dhe të bëjnë dërgim të ushqimit ose dorëzim jashtë objektit përmes pultit.

Lajmin pritet ta bëjnë të ditur edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe në pres konferencën që po vonohet tani e 45 minuta.