Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli ka vendosur për çmimin e sulmuesit të tyre, Victor Osimhen.

Napolitanët duan 150 milionë euro për nigerianin, shkruan Gazeta Express.

Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e tij.

Kujtojmë se Osimhen po kalon sezonin e karrierës te Napoli.

Aktualisht është top-golashënues dhe njëri nga më meritorët që Napoli është bindshëm në krye të renditjes tabelare në Serie A. /Gazeta Express/