Mësuesi nga Prilepi kapet me drogë

Një mësues në një shkollë fillore në Prilep është kapur me drogë dhe është ndaluar në stacionin policor. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar nga Prilepi me inicialet V.A.

“Me datë 22.03.2023 në ora 18:20 në Prilep, nga zyrtarë policorë gjatë kontrollit të shtetasit me inicialet V.A. (54) nga Prilepi, është gjetur një lëndë me ngjyrë të bardhë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës”, njoftoi policia.

Para disa ditësh, po ashtu në aksionin policor për shpërbërjen e rrjetit të trafikantëve me lëndë narkotike, është arrestuar edhe një mësues nga shkolla fillore “Aleksandar Makedonski” në Aerodrom të Shkupit, i cili merrej me shitjen dhe prodhimin e amfetaminave. (INA)