Nagelsmann: Duhej ta mbyllnim më herët ndeshjen me Interin

Bayern Munich e ka nisur mbarë aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, pas fitores 0-2 në udhëtim te Interi.

Bavarezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, derisa shënuan falë Leroy Sanes dhe golin e dytë me një autogol të Danilo D’Ambrosios.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka thënë se është i kënaqur me fitoren, por tha se duhej ta mbyllnin ndeshjen më herët.

“Nëse do ta marrim ndeshjen në tërësinë e saj, duhet të jemi të kënaqur sepse kemi kontrolluar gjithçka. Duke parë zhvillimin e takimit, unë mendoj se në pjesën e dytë duhet ta kishim goditur më herët kundërshtarin, duhet ta kishim mbyllur më shpejt takimin. Por pavarësisht kësaj unë mendoj se kemi fituar me meritë”, deklaroi Nagelsmann.

“Skuadra më është përgjigjur plotësisht, shoh se në ekip ka mjaft energji pozitive. Kjo është situata ideale për çdo trajner, ndaj nuk ka përse të mos jem i kënaqur me atë çfarë më dhuron skuadra”, shtoi Nagelsmann.

Krejt në fund tekniku gjerman foli edhe për duelin e ardhshëm në ‘Champions’ që e zhvillojnë ndaj Barcelonës në Allianz Arena.

“Ishte mjaft e rëndësishme që e nisëm me tri pikë. Tani presim Barcelonën. Një ndeshje e tillë është një ëndërr për të gjithë”, u shpreh Nagelsmann.

Bayern dhe Barcelona kryesojnë në Grupin C me nga tri pikë.