Griezmann për rolin e zëvendësuesit tek Atletico: Do të doja luaja më shumë

Antoine Griezmann është në rolin e zëvendësuesit te skuadra e Atletico Madrid, dhe gjithçka duket se lidhet me një klauzolë në marrëveshjen me Barcelonën.

Griezmann ka folur për minutat e tij të kufizuara tek Atleti, duke shtuar se dëshira e tij do të ishte të luante më shumë.

“Është e qartë se unë do të doja të luaja më shumë, por duhet të jap maksimumin në minutat që më jepen”, ka thënë francezi.

Griezmann ishte vendimtar në ndeshjen e mbrëmshme në Champions League.

Lojtari sulmues ka shënuar tri gola në pesë ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë edicion.

Griezmann, shumicën e kohës po inkuadrohet në lojë pas minutës 60’.