Nadal mbështet Benzeman për të fituar “Topin e Artë”

Benzema është lojtari më i mirë në La Liga për momentin derisa ka shkëlqyer që nga fillimi i sezonit, me nëntë gola dhe shtatë asistime, transmeton lajmi.net.

Shumë atletë e favorizojnë Benzeman për të fituar Topin e Artë para Messit, Lewandowskit, Jorginhos dhe Ronaldos.

Tani, edhe Nadal që konsiderohet tenisti më i mirë i gjitha kohërave, ka dhënë mbështetje të plotë për francezin.

“Admirimi im si lojtar, dashuria për sportin dhe profesionalizmi në moshën e tij. Paç fat dhe ke mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, shkroi ai./Lajmi.net/