Barcelona ëndërron për ardhjen e Klopp në “Camp Nou”

E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman mbetet e pasigurt, edhe pse holandezi ka besimin e Joan Laportas, pavarësisht që renditën në pozitën e nëntë në La Liga, transmeton lajmi.net.

Barcelona në të kaluarën ishte e lidhur me Klopp, por trajneri i “Reds” bëri me dije se do largohet nga Liverpool vetëm kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.

Sidoqoftë, sipas Sport, Klopp është kandidati kryesor për të pasuar Koeman, por blaugranasit e dinë se përpjekjet për ta larguar teknikun gjerman nga Liverpool do jenë shumë të vështira.

Barcelona do bëjë një ofertë shumë luksoze për Klopp, edhe pse e cilësojnë si ëndërr gati të pamundur.

Klopp në 330 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar plotë 200 fitore.