Musk “i shqetësuar për mungesën e një strategjie daljeje në Ukrainë” – i përgjigjen nga Zyra e Zelenskyt

Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë, mungesën e strategjisë së daljes nga lufta në Ukrainë.

Dhe në përgjigje, Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, ka vënë në dukje se një strategji “realiste” do të ishte tërheqja e trupave ruse nga territori ukrainas, shkruajnë mediat e huaja.

“Shqetësimi im më i madh është se nuk ka strategji daljeje, vetëm një luftë e përjetshme ku fëmijët vdesin në llogore nga artileria ose duke ngarkuar mitralozë dhe snajperë nëpër fushat e minuara”, ka shkruar Musk në X (ish-Twitter).

 

Ndërsa përgjigje e Podoliak ishte: “… Një “strategji e daljes” realiste, objektive është haptazi e thjeshtë. Agresori (Rusia) largohet pa kushte nga territori sovran i huaj dhe faza e nxehtë e luftës përfundon menjëherë”.

 

“Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur që ndonjëherë të vërtetat e thjeshta janë jashtëzakonisht vështirë të realizohen, por megjithatë do të përsëris: agresori (Rusia), i cili pa provokuar sulmoi një vend tjetër me qëllimin e vetëm të pushtimit/vrasjes/, largohet nga territori i huaj, kthen atë që ishte vjedhur dhe rivendos sundimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë më tej Podoliak.

“Çfarë është kaq e vështirë për këtë? Çfarë strategjie tjetër daljeje duhet kërkuar/diskutuar?…”, ka përfunduar Podoliak.