Mungon vetëm zyrtarizimi, Barcelona forcon repartin e mbrojtjes

Barcelona në vitet e fundit ka pasur shumë probleme në repartin e mbrojtjes, mirëpo duket se afatet kalimtare do ta ndryshojnë këtë status.

Mosha që kanë arritur lojtarë si Gerard Pique e Jordi AlbaAlba dhe të tjerët që kanë pasur shumë lëndime gjatë karrierës së tyre siç është, Samuel Umtiti, ka ndikuar që Barcelona të mos ketë një mbrojtje stabile.

Gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabricio Romano, ka raportuar se Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Eric Garcia dhe është shumë e sigurt që ai do të nënshkruaj verën e ardhshme me kampin blaugran.

Siç bën të ditur Romano, kontrata do të jetë e firmosur për 5 vitet e ardhshme dhe Barcelona do të mundohet që ta sjell atë në janar, ose ai do të transferohet verës.

Garcia për momentin është nën urdhrat e Pep Guardiola dhe po punon që të gjejë minutazh në këtë ekip njëherë.

Transferimi te Barcelona do ta rikthente atë në shtëpi, pasi që ka qenë 9 vite pjesë e Barcelonës.