Muadini i ASH-së: Komuna e Kumanovës gjysëm milionë euro vetëm për një lagje maqedonase, anashkalon lagjet shqiptare

Këshilltari i ASH-së në Kumanovë, Osama Muadini ka theksuar se me ribalancin e buxhetit të komunës së Kumanovës prioritet i është dhënë vetëm një lagjeje, ku gjysma e mjeteve për infrastrukturën rrugore janë ndarë për lagjen Karposh, që banohet nga maqedonas. Ai këtë shqetësim e ka ndarë përmes rrjeteve sociale, ku sipas tij, nëpër lagjet shqiptare, qytetarët ende ecin në baltë dhe rrugë të shkatërruara.

“Lagja Karposh prioritet i Komunës?!… Nga gjithsej 62.000.000 denarë (1 milion euro) mjete të parapara për rikonstruim të rrugëve, 31.000.000 denarë ( 500.000 euro) janë ndarë për rrugët në Lagjen Karposh. Kështu ka vendosur Komuna e Kumanovës me ribalanc të buxheit, që parat e taksapaguesve t’i ndajë vetëm për këtë lagje, përderisa lagjet tjera qëndrore të qytetit, e sidomos në vendbanimet shqiptare, qytetarët vazhdojnë të ecin në baltë dhe rrugë të shkatërtuara.”, ka shkruar Muadini.