MSH: 206.013 të vaksinuar, 38.505 të rivaksinuar

MSH-ja njofton se numri I qytetarëve që janë paraqitur për t`u vaksinuar në ueb-faqen vakcinacija.mk është 390.330 qytetarë.

Në punktet e vaksinimit, deri dje, janë vaksinuar 206.013 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë pranuar 9.561, kurse dje janë vaksinuar 11.646 qytetarë. Janë aplikuar 244.518 doza të vaksinave, kurse janë rivaksinuar 38.505 qytetarë.

Me shifrat e fundit, sipas MSH-së, 44.7% e popullsisë mbi 70 vjec, 37% e qytetarëve mbi 65 vjec dhe 30% e atyre mbi 60 vjeç, kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. /KlanMacedonia