Jorge Messi dëshiron djalin e tij në PSG

Lionel Messi duhet të marrë një vendim ditëve në vijim sa i përket të ardhmes së tij, në qoftë se do të vazhdojë te Barcelona apo do të largohet si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Todofichajes ka raportuar se babai i Messit po kërkon që djali i tij të transferohet në PSG dhe të pranojë ofertën e majme që kanë bërë këta të fundit.

Babai i Argjentinasit konsideron që lojtari duhet të përfundojë ciklin e tij dhe më shumë pasi ishte ekspozuar në media verën e kaluar nga klubi, edhe pse në atë kohë Bartomeu ishte në krye dhe jo Laporta.

Drejtori sportiv i klubit të PSG-së, Leonardo, ka thënë se edhe nëse ekziston një mundësi minimale, ata do të përpiqen ta transferojnë atë në Paris.

Jorge Messi tashmë i ka dhënë djalit të tij mendimin e tij dhe tani do të jetë Messi ai që vendos se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij.