MPJ: Vendimi i Rusisë për diplomatin e RMV-së është politik

Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një komunikate për medit ka konfirmuar se sot ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku iu dorëzua notë për shpallje persona non grata të diplomatit tonë – sekretar i dytë.

Nga MPJ thonë se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore.

“Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.