Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi që nga sonte në mesnatë të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Siç bëhet e ditur, dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, ndërsa benzina për 1.5 denarë, transmeton TV21.

Nga sonte në mesnatë një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 73.50 denarë, EuroSuper Bs-98 një litër do të koshtoj 75.50 denarë, një litër dizel do të shitet për 65 denarë për litër.

Çmimet e shtjes me pakicë të vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të zvogëlohet për 0,50 denar dhe do të kushtoj 64,50 denarë, derisa mazuti do të rritet për 1.351 denarë dhe do të kushton 41,131 denarë për kilogram./TV21