MPJ greke: Turqia kthen edhe një herë realitetin për pakicën myslimane në Traki

Turqia edhe një herë deformon realitetin në Traki. Për të mos thënë më së paku, është oksimoron që një vend me rezultate shumë të dobëta në çështjet e të drejtave të njeriut të akuzojë Greqinë për shkeljen e të drejtave të pakicës myslimane në Traki, tha MPJ-ja greke.

Në kumtesë për çështjet që lidhen me pakicën myslimane në Traki, ata theksuan se Greqia, si një demokraci moderne evropiane, “udhëheq një politikë koherente të pakicave që promovon mirëqenien e pakicës”.

Ata shtuan se minoriteti mysliman në Greqi numëronte 120 mijë anëtarë, “njëlloj si në periudhën kur u nënshkrua Traktati i Lozanës” dhe iu referuan minoritetit grek në Turqi, i cili sipas tyre është reduktuar nga 130 mijë në 3000.

Në të njëjtën kohë MPJ-ja greke iu referua deklaratës së BE-së, në Asamblenë e 77-të të KB-së, “për politikat diskriminuese të kaluara të zbatuara nga Turqia, të cilat rezultuan që minoriteti grek në Turqi sot të jetë në prag të zhdukjes”.

“I bëjmë thirrje Turqisë, në vend që të mbajë leksione për të drejtat e njeriut, të rregullojë shtëpinë e saj dhe të zbatojë politika që do t’i japin jetë dhe dinamizëm të ri minoritetit grek atje, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Njoftimi vjen si përgjigje ndaj Ministrit turk të Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu, i cili pas takimit me Bordin Këshillimor të Minoritetit Turk në Trakinë Perëndimore, shkroi në Tuiter se “Greqia vazhdon me këmbëngulje të shkelë Traktatin e Lozanës dhe të drejtat themelore të pakicës turke”.

Në të njëjtën kohë, publikoi një listë të “praktikave diskriminuese të Greqisë kundër minoritetit turk në Trakinë perëndimore”.