MPB: Një person shpërndan mesazhe elektronike të rrejshme në emër të Sekretares Shtetërore

Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se ditëve të fundit një person i cili është prezantuar rrejshëm në emrin e Sekretares Shtetërore Magdalena Nestorovska në mënyrë elektronike ka shpërndarë deri tek disa persona fizikë dhe juridikë njoftime/ftesa për hetime.

MPB njofton se nuk përdorë komunikimin elektronik për shpërndarjen e njoftimeve/ftesave për nisjen e hetimeve. Njoftimet përkatëse dërgohen sipas procedurës të shkruara në letër. MPB u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin fare këto mesazhe elektronike.

Departamenti për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrinë e Brendshme tashmë ka marrë masat e duhura për të sanksionuar ligjërisht autorin e veprës penale.