Lëndohen dy persona pas rrëzimit nga motoçikleta në rrugën lokale afër Kumanovës

Dy persona janë lënduar prej të cilëve njëri është lënduar rëndë gjatë rrëzimit nga motoçikleta dje në rrugën lokale afër fshatrave Konjare e Epërme-Çetirce.

Siç bëri të ditur MPB-ja, 43-vjeçari B.J. nga fshati Çetirce në rajonin e Kumanovës, ka marrë lëndime të rënda, pasi ka humbur kontrollin mbi motoçikletën “jamaha” me targa të Kumanovës të cilin e ka drejtuar, me ç’rast ka dalë nga rruga. Lëndime ka marrë edhe bashkudhëtari i tij 17-vkjeçar, pas çfarë të dy janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Rasti është paraqitur në polici dje në orën 17.30. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB – Kumanovë.