MPB mohon: Nuk kemi lëshur pasaportë për personin Radoje Zvicer

Ministria e Punëve të Brendshme mohon akuzar e VMRO-DPMNE-së për dhënie të nënshtetësisë maqedonase personit Radoje Zvicer, përcjell TV21. Nga MPB thonë se perosnit në fjalë anjëherë nuk i është lëshuar nënshtetësi.

“Kujtojmë se rasti “Sozia” është zbardhur dhe tashmë janë shqiptuar aktvendimet e gjykatës, ndërsa të gjitha dokumentet e udhëtimit që kanë të bëjnë me këtë hetim janë anuluar në procedurë administrative dhe nuk janë të vlefshme apo nuk mund të përdoren”, thonë nga MPB.