Bankat që s’flasin shqip!

Shkruan: Naser Pajaziti

Jam klient i dy bankave të njohura “Sparkasse” dhe “Unibank” dhe në filialet ku kryejë shërbimet e zakonshme nuk ka asnjë nëpunës shqiptarë.

Këto filiale mbulojnë dy komuna në Maqedoninë e Veriut ku shqiptarët janë gati 50%.

Por edhe në filialet e tjera përfaqësimi është simbolik me thuajse një, dy, me ndonjë përjashtim tre nëpunës, me predispozita për tu hapur edhe më shumë.

Ajo që të shton kurreshtjen janë edhe praktikantët, që edhe ata vijnë sipas terkut apo linjës së njejtë.

Kjo pasqyrë zbulon realitetin e përfaqësimit në sistemin bankar, ku shqiptarët janë zero dhe që tani kemi një ministër financash, që duhet të mos qëndrojë duarkryq.

Po ku qëndron problemi apo faji?

Pse akoma ndodhë ky trend i mos hapjes apo fajtori shpesh po piketohet tek kuadrot tona që dalin nga universitetet.

Janë me qindra kuadro që duhet t’i krijohet mundësia, të kryejnë praktikat dhe sigurisht se mund ta bëjnë punën e një llogaritari bankar, që më pas me angazhimin e tyre të avancohen në këtë lëmi.

Është e qartë se investitorët e huaj në sistemin bankar qëllimet e tyre i kanë për të targetuar dhe dominuar tregun. Ata nuk kanë paragjykime, por duan suksesin, paranë. Por është fakt se grupet , bordet, monopolet e organizuara vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk hapen për një qasje më transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kjo njëmendësi e trashëguar dhe e rezervuar ka krijuar armatën e administratorëve në sistemin bankar në Maqedoninë e Veriut, që s’kanë asgjë më superiore.

Kur merr dhe përdor paratë e dikujt, atëherë duhet të japësh shërbime transparente, në gjuhën e secilit dhe sipas nevojave.

Çka me ate që nuk njeh gjuhën e tjetrit, a duhet ti ofrojmë shërbimin apo ta stigmatizojmë?

Në gjithë këtë mjegullnajë pëson klienti shqiptar që ka hall komunikimin në gjuhën e tij. Ai dëshiron shërbimin sa më të mirë e më lehtësues.

“Sparkasse Bank” në Gjermani kryen anketime dhe pranon letra të qytetarëve për shërbimet e saj dhe në bazë të nevojave në filiale dhe nivele tjerq ka të punësuar nëpunës të komunitetit turk, që është dominant.

PS

Pse të mos debatojmë mbi këtë temë. Ftesë që të debatojmë, mos të heshtim!

*ribotim