MPB me njoftim të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me targat e automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronarët e automjeteve e kanë për obligimin që deri me datë 12 shkurt 2024, t’i ndërrojnë targat me shenjën “MK”, në ato me shenjën “NMK”.

“Të gjithë pronarët e automjeteve të regjistruara janë të detyruar të zëvendësojnë targat me shenjën “MK” të lëshuar deri në ditën e fillimit të zbatimit të kësaj rregulloreje (15 janar 2021), përkatësisht targat e tilla mund të përdoren deri me 12 shkurt të vitit 2024″, thonë mes tjerash nga MPB.