MPB, Inspektorati dhe DAP-i vazhduan me kontrolle, arrestohen 8 persona në Kavadar (VIDEO)

Policia, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për të Ardhura Publike kanë vazhduar me aksione kontrolli ndaj objekteve hotelerike.

Këtë herë, në Kavadar bashkërisht kanë mbyllur një objekt hotelerik.

“Gjatë kontrollit janë kapur 28 persona pa ceritifikatë të vaksinimt, si dhe tetë persona të cilët kanë punuar si sigurim pa pasur licencë përkatëse për këtë veprimtari, pas çfarë ata janë arrestuar. Gjithashtu, janë zbukuar edhe parregullsi në punën e domenit të IShT-së dhe DAP-it. Për të gjitha parregullsitë do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Më poshtë videoja nga aksioni i kontrollit: