MPB do të hapë numra të posaçëm vetëm për pyetje në lidhje me Kovid-19

Ministria e Punëve të Brendshme do të hapë numra të posaçëm për të gjithë territorin e vendit në të cilat qytetarët mund të lajmërohen për të gjitha pyetjet në lidhje me Kovid-19, ndërsa numri 192 do të jetë ekskluzivisht për paraqitjen e krimit, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
Ai theksoi se deri më tani MPB ka paraqitur edhe rreth 18 parashtresa në PPTH për gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Çulev, mbrëmë si mysafir në emisionin “Çfarë nuk është e qartë”, tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar dekret në qeveri që Njësiti fluturakeve pa pilot, i cili ishte pjesë e Drejtorisë së Sigurisë dheKundërzbulimit, ndërsa aktualisht nuk është askund i sistematizuar, të vendoset në kornizat e MPB-së. Theksoi se bëhet fjalë për fluturake pa pilot për të cilat tashmë është paguar mirëmbajtje dyvjeçare dhe ka operatorë të shkëlqyer, ndërsa mund të përdoret jo vetëm na MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, por edhe për qëllime civile.
Njësiti, theksoi, mund të shfrytëzohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra e Menaxhimit të Krizave, Kadastra dhe të gjitha institucionet që kanë nevojë, në mënyrë që të mos ketë dyfishim të kapaciteteve.