Gripi merr hov në Maqedoni: Rastet rriten për 22 për qind, Shkupi dhe Kumanova kryesojnë

Numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje. Gjatë periudhës 16–22 nëntor janë regjistruar 188 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, ose 22,1 për qind më shumë se një javë më parë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), më së shumti raste janë regjistruar në Shkup (40), Kumanovë (32), Dibër dhe Radovish (nga 17), Tetovë (13), Ohër dhe Prilep (nga 11), si dhe Strugë (10).

Krahasuar me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, numri i rasteve është më shumë se dyfishuar.

Që nga fillimi i sezonit 2026/2027 janë regjistruar gjithsej 797 raste, prej të cilave më së shumti në Tetovë – 211 raste.

Pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve, aktiviteti i gripit në nivel kombëtar vazhdon të vlerësohet si i ulët.

Ndërkohë, deri më tani me vaksina falas kundër gripit sezonal janë vaksinuar 33.594 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara.
Fejzi
You sent