Ligji i ri për shoqëritë financiare parashikon ndalimin e pagesave dhe tërheqjes së parave në dorë për kreditë e shpejta.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, njoftoi se të gjitha pagesat dhe disbursimet do të realizohen ekskluzivisht përmes llogarive bankare.
Sipas ministres, ligji i ri tashmë është përgatitur dhe ka kaluar shqyrtimin e fundit, ndërsa ajo pret reagime të forta nga kompanitë financiare ndaj kësaj mase.
Dimitrieska-Koçoska rikujtoi se Ministria e Financave që në vitin 2024 kishte paralajmëruar kompanitë financiare të respektonin Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, sipas të cilit qytetarëve nuk guxon t’u kërkohet pagesë për paralajmërime të caktuara lidhur me vonesat e shlyerjes së kredive.
Me ndryshimet e reja ligjore synohet vendosja e një kontrolli më të rreptë mbi veprimtarinë e kompanive që ofrojnë kredi të shpejta.





