MPB demanton lajmet se në parkun e qytetit të Shkupit janë gjetur nxënës të vdekur

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton lajmet e rrejshme për gjoja për shkak të përdorimit të drogës, në Parkun e Qytetit në Shkup janë gjetur të vdekur nxënës të shkollave të mesme.

Nga MPB thonë se këto lajme të rreme filluan të përhapen në mënyrë të orkestruar në rrjetet sociale në ditët e fundit dhe dallimi i vetëm mes postimeve është numri i personave që gjoja kanë qenë në grup, i cili varion nga 3 në 9, si dhe periudha që supozohet të ketë ndodhur ngjarja.

“Ministria e Brendshme i hedh poshtë kategorikisht këto gënjeshtra, pasi nuk ka raportim për një ngjarje të tillë. Qëllimi i këtyre lajmeve të rreme të publikuara është i qartë – të shkaktojnë panik, ankth, ndjenjë të vazhdueshme frike dhe pasigurie te qytetarët, në këtë rast te të rinjtë dhe prindërit e tyre, të shkaktojnë dëme në institucionet dhe mosbesim ndaj tyre. Njëkohësisht falënderojmë mediat që nuk i nënshtrohen lajmeve të tilla të rreme dhe i kontrollojnë informacionet në institucionet kompetente”, thonë nga MPB.