Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një person, me iniciale Ll.A.(32) nga Shqipëria nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit. Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Nagoriç i Vjetër dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik. Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës. MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët në maksimum të shmangin ndezjen e zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr.
Lajme MPB, 4 persona të dyshuar për ndezje të zjarreve