Sopot, zjarri shkrumbon katin e sipërm të një shtëpie

Para pak minutash në fshatin kufitar Sopot të Kumanovës zjarri ka përfshirë një shtëpi. Nga dëshmitë e siguruara dhe sipas verzionit të banorëve është djegur vetëm kati i sipërm i shtëpisë. Janë regjistruar vetëm dëme matetiale ndërsa zjarri është neutralizuar nga ekipi i zjarrfikësve dhe banorët e fshatit. Sipas tyre shkak për zjarrin kanë qenë largpërçuesit e energjisë elektrike të cilët kanë marr kontakt si pasojë e erës së fortë. Është djegur edhe një pjesë e truallit për rreth shtëpisë. Nuk ka qytetarë të lënduar./Alsat