Digjen edhe “Bjeshkët e Nemuna” në Kosovë

Si pasojë e erërave të forta, janë përhapur vatra të zjarrit në disa pjesë të fshatit Shtupeq i Madh të Rugovës. Qindra hektarë janë përfshirë nga zjarri që ditën e sotme ka marrë përmasa më të mëdha. Në lokacionet e përfshira nga zjarri po intervenojnë zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët po sigurojnë banorët në këtë zonë dhe po përpiqen të evitojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri, ndërkohë ka pasur edhe intervenim nga KFOR-i përmes helikopterëve.

Zjarri që ka kapluar Shtupeqin e Madh tash e disa ditë kishte arritur të lokalizohet nga intervenimi i institucioneve por ka shpërthyer prapë dhe ka marrë përmasa më të mëdha sot si pasojë e erarëve të forta.

Drejtori i parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Fatmir Morina thotë se banorët nuk janë të rrezikuar dhe se ka ndërhyrje në lokacionet ku vlerësohet rreziku.

“Tashmë është përhap zjarri edhe në lokalitete të tjera, ky zjarr është pothuajse që 10 dite u shfaqur ndërsa ne jemi mundur ta lokalizojmë por era e madhe e cila po mbizotëron ditët e fundit është kah e shpërndan me të madhe… Banorët nuk janë të rrezikuar, tri shtëpi të cilat janë më afër vatrave të zjarrit janë evakuuar ndërsa pjesë të tjera banorëve janë më larg zjarrit”, thotë Morina.

Toger Drin Merturi nga Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se janë në vazhdimësi duke e përcjellë situatën dhe në rast rreziku do të evakuojnë edhe banorët e tjerë në këtë zonë.

“Ka familje të cilat janë evakuuar, në momentin e parë e shohim rrezik njerëzish ose dëmtim prone atëherë ne intervenojmë dhe e bëjmë evakuimin e gjithë civilëve që gjendjen në zonën ku janë duke u përhapur vatrat e zjarrit[…]Dita e sotme ka qenë në gjendje më të rëndë për shkak të erarëve, ditët e para kemi pas intervenime dhe kemi pasur më pak vatra të zjarrit, kemi pas komunikim edhe me KFOR-in të cilët na kanë ndihmuar, ekipet tona dhe pjesëtarët të cilët e kanë bërë shuarjen e vatrave të zjarrit kanë pasur komunikim duke i dërguar koordinatat dhe KFOR-i me anë të helikopterëve ka ndihmuar me u shu zjarri”, thotë ai.

Banorët në këtë zonë ndër të tjera frikësohen se zjarri do të përfshijë pronat e tyre, sipas të cilëve, rreziku vazhdon të jetë i madh me gjithë intervenimi e institucioneve.