Mozzik sot nis turneun e promovimit të albumit

Reperi ka bërë gati mijëra kopje për t’i ndarë në qytetet e Kosovës.

Mozzik javën e kaluar kishte publikuar albumin ‘Mozzart’ në platformat digjitale, ndërsa nga sot fillon ndarjen e kopjeve fizike, shkruan lajmi.net.

Reperi përmes një postimi në Instagram kishte njoftuar ndjekësit se do t’i shpërndajë 30 mijë CD të albumit në 7 qytete të Kosovës.

Turneu nis sot, duke filluar nga qyteti i Mitrovicës në orën 12:00, për të vazhduar në Vushtrri në orën 14:00, më pas në Pejë nga ora 15:00.