Kejsi ka treguar të vërtetën lidhur me reperin.
Stresi dhe Kejsi pa pikë dyshimi ishin një nga çiftet më të përfolura gjatë muajve të fundit, me shumë ulje e ngritje në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.
Kejsi ka realizuar një video në Youtube aty ku iu është përgjigjur disa pyetjeve e shumë prej tyre kishin të bëjnë me reperin.
‘A e do Stresin, po apo jo?’- ishte pyetja e bërë nga një adresë në Instagram.
Bashkëshortja e reperit u përgjigj me po, duke shtuar se tashmë ata e dinë.
‘Dhe përgjigjia ime, besoj të gjithë e dini, është po‘- u shpreh Kejsi.