Mozzik poston foto me djalin e Kadri Veselit, bën një dedikim

Mozzik ka postuar një foto të re.

Rep artisti shqiptar është takuar sërish me djalin e Kadri Veselit, Klestorin ku postoi edhe një foto.

Artisti, në mbishkrimin që ia la fotografisë me Klestorin, kishte një mesazh lidhur me Veselin, i cili aktualisht gjendet në Hagë.

“Dielli do të lind përsëri”, shkroi Mozzik.

Kujtojmë, se reperi Mozzik kohë pas kohe ka publikuar fotografi bashkë me Kadri Veselin duke treguar mbështetjen ndaj tij.