ShowBiz Mozzik paralajmëron këngën e re, e para e albumit të tij të...

Mozzik paralajmëron këngën e re, e para e albumit të tij të solo

Reperi i njohur, Mozzik, së fundi publikojë bashkëpunimin me dy reperët e tjerë, Dardan dhe Nimo.

Kënga e tre artistëve “Për ty” u mirëprit nga fansat e tyre, por, Mozzik nuk planifikon që të ndalet me kaq.

Kjo, sepse reperi nga Ferizaj tashmë ka paralajmëruar këngë e re, e cila do të jetë e para nga albumi solo që ai është duke e përgatitur.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Mozzik bëri të ditur se me datën 22 tetor do të lansohet projekti i ri që mban titullin “LamboZiki” e që do të jetë i vizuelizuar edhe me klip.

“Paralajmërim. 22 tetor kënga e parë e albumit, Lamboziki. Faleminderit të gjithëve për suport e dashni. Shihemi me datën 22!”, ka shkruar reperi në njoftimin për fansa.

Ndërsa, kujtojmë që pak kohë më parë Mozzik publikojë albumin në bashkëpunim me ish-partneren e tij, Loredana “No rich parents”.