Solskjaer nuk do të shkarkohet nga Man Utd

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer nuk pritet të shkarkohet nga Manchester Unitedi, pasi ende gëzon mbështetjen e bordit drejtues.

Manchester Unitedi humbi me rezultat 4-2 ndaj Leicester Cityt të shtunën pas dite, duke konfirmuar formën e luhatshme këtë sezon.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve të dobëta të fundit, Solskjaer ende gëzon mbështetje të fortë nga bordi i United.

Sipas mediumit The Athletic, puna e trajnerit norvegjez në klubin nga Old Trafford nuk është në rrezik.

Ky medium shton se Solskjaer ka ende “shumë kredi në bankë” sa i përket hierarkisë në Old Trafford.

Kontrata e trajnerit norvegjez me Unitedin është e vlefshme deri në vitin 2024.