Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior i vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 9 deri 16 gradë celsius.

Nga nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit.