Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 18 deri 24 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Do të ketë edhe ulje të temperaturave. Nga dita e enjte pritet stabilizim i motit.