Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 21 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Mëngjesi do të jetë i freskët. Gjatë ditës në disa vende do të ketë kushte për reshje të përkohshme shiu, posaçërisht në vendet malore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 21 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 18 gradë Celsiusë.