Kërzhalovski: Politikanët nuk po përdorin kohën në dispozicion për të shmangur mosbesimin ndaj regjistrimit

Partitë nuk e përdorin periudhën në dispozicion të tyre deri në ditën e fillimit të regjistrimit, i cili u shty për në vjeshtë, në mënyrë që të hiqnin vërejtjet për shkak të të cilave u shty dhe të angazhohen për përfshirjen e të gjithë qytetarëve në atë operacion, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “200” në Alsat, Aleksandar Krzalovski, drejtori i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Jam i shqetësuar se palët kanë gjetur mënyrë për të rënë dakord për shtyrjen e regjistrimit, por nuk shoh se ka hapa, veçanërisht nga ata që kishin vërejtje, për të bërë diçka shtesë, në këtë periudhë derisa të bëhet regjistrimi në shtator , për të hequr mosbesimin e tyre, përfshirë anëtarësinë e tyre. E shikojmë kryesisht VMRO-DPMNE, ata që janë më mosbesues ndaj qeverisë dhe procesit të regjistrimit,” tha Kërzhalovski./Alsat