Moti sot kryesisht i qëndrueshëm i shoqëruar me vranësira

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, përgjatë Vardarit ku herë pas here mund të ketë erë të përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej – 9 deri në 4 gradë, ndërsa ato ditore prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe ftohtë, me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në -6, ndërsa ato ditës do të arrijnë deri në 7 gradë.