Kinë, organi më i lartë mbikëqyrës heton rastin e mjekut që paralajmëroi i pari epideminë

Më 7 shkurt, një grup hetimor i dërguar nga Komisioni Mbikëqyrës Kombëtar i Kinës, organi më i lartë mbikëqyrës ndaj punonjësve qeveritarë nisi në qytetin Wuhan të provincës Hubei një hetim gjithpërfshirës, lidhur me rastin e Li Wenliang-ut, mjek i parë që paralajmëroi epideminë.
Li Wenliang, 34 vjeçari okulist i Spitalit Qendror të Wuhan-it, ndërroi jetë mëngjesin e së premtes, si pasojë e koronavirusit të ri.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, mjeku Li mësoi rezultatet diagostifikuese të disa pacientëve të prekur nga pneumonia e re, të cilët kishin frekuentuar tregun, që dyshohet si burimi i virusit. Li, si një mjek me ndjeshmëri të lartë profesionale nëpërmjet mesazheve njoftoi mjekë të tjerë, duke i paralajmëruar për virusin e ri dhe duke i këshilluar të merrnin masa mbrojtëse. Fatkeqësisht, sektorët shëndetësorë vendorë, që nuk ishte në gjendje të vërtetonin brenda një kohe të shkurtër mundësinë e përhapjes së virusit midis njerëzve, nuk i kushtuan vëmendje këtij informacioni.
Ndarja nga jeta e mjekut Li Wenliang në frontin e parë kundër virusit ka shkaktuar tronditje dhe hidhërim të jashtëzakonshëm te publiku kinez. Lidhur me këtë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Higjenës, Bashkia e Wuhanit shprehën zyrtarisht hidhërim dhe ngushëllime të thella për humbjen e mjekut Li Wenliang. Specialistët janë të mendimit se rasti i mjekut Li nxorri në pah probleme të qeverisjes së qytetit Wuhan dhe duhen marrë masa të rëndësishme në këtë drejtim.
Më 7 shkurt, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës autorizoi Komisionin Mbikëqyrës Kombëtar të dërgojë një grup pune në Wuhan, për hetime gjithëpërfshirëse, me synim zbardhjen e ngjarjes, të nxjerrë përgjegjësi sa më shpejt rreth rastit të mjekut Li. Analistët janë të mendimit se dërgimi i ekipit të nivelit më të lartë nga Komiteti Qendror i PKK-së i drejtuar nga kryetari Xi Jinping dëshmon se udhëheqësit kinezë nuk do të shmangin kurrë problemet dhe janë të vendosur të reagojnë si duhet ndaj çdo vërejtjeje publike.