Moti sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale nga 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rritje, e cila do të jetë më e ndjeshme kah fillimi i javës së ardhshme.

Nga fillimi i javës së ardhshme parashikohet mot me erë mesatare deri herë pas here të forta jugore.