Moti në Maqedoninë e Veriut pjesërisht i vranët

Në disa lugina paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa pasdite me vranësira të pjesshme me periudha të shkurtra me diell.

Nga fundi i ditës fillimisht në pjesën perëndimore dhe gjatë natës në pjesët juglindore do të ketë reshje të herëpashershme të shiut.

Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të ketë mjegull paradite ose vranësira të ulëta në disa lugina.